15.8 C
Skopje
E mërkurë, 15 Prill, 2026

BDI: Nga “masterplan” për Çarshinë në tender skema me asfalt

Dje pamë se si një “masterplan”, i promovuar me bujë para zgjedhjeve, u degradua në zëvendim të disa kalldrëmeve e gjysma e të cilave përfundon me asfalt.

Një projekt që duhej ta ruante Çarshinë, përfundoi në improvizim që ia cenon identitetin dhe vlerën. Dhe kjo u bë përmes një procesi që ngre dyshime serioze.

Realizues është përzgjedhur Lendi Grup. Bëhet fjalë për një kompani e themeluar në vitin 2024, e cila në mënyrë të pazakontë, menjëherë pas krijimit, fillon të fitojë tenderë publikë me vlera të larta. Nuk kemi të bëjmë me një kompani me histori të gjatë, referenca të dëshmuara apo përvojë shumëvjeçare në projekte të këtij niveli. Megjithatë, ajo shfaqet si fituese e njëpasnjëshme në një numër të madh komunash të drejtuara nga VMRO-DPMNE.

Dyshimet thellohen edhe më shumë nga fakti se në disa raste vlera e parashikuar e tenderëve përputhet në mënyrë të çuditshme me ofertën fituese.

Dhe tani, kjo skemë shfaqet edhe në Çair.

Qytetarët kanë të drejtë të pyesin: pse një kompani e sapokrijuar bëhet kaq shpejt aktor dominues? Kush e favorizon? Dhe pse pikërisht këto kompani lidhen vazhdimisht me të njëjtin rreth politik? De apo paguan Çairi borxhin ndaj VMRO- DPMNE -së për mbështetjen zgjedhore.

Çairi nuk duhet të shndërrohet në stacion të fundit të një zinxhiri tenderësh që fillon dhe mbaron me interesa partiake.

Kërkojmë transparencë të plotë për të gjitha kontratat e “Lendi Grup”, për kriteret, për ofertat dhe për mënyrën e përzgjedhjes.

Paratë publike nuk janë për eksperimente dhe as për shpërblime politike.

Çairi është i qytetarëve.

Të ngjajshme

Të fundit