Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe se kjo duhet të merret seriozisht, transmeton Anadolu.
Duke para takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) në Luksemburg, Fajon tha se ata po luftojnë për të parandaluar shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të njeriut.
Sipas saj, BE-ja duhet të pezullojë marrëveshjen me Izraelin. “Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut në Gaza dhe Bregun Perëndimor dhe kjo duhet të merret seriozisht. Çdo ditë shohim shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar. Nuk mund t’i mbyllim sytë ndaj kësaj. Ne mbështesim sanksionet kundër vendbanimeve të paligjshme në Bregun Perëndimor”, theksoi Fajon.
Ajo shtoi se Sllovenia qëndron me popullin libanez dhe vuri në dukje se ata do të diskutojnë për situatën në terren.
“Shpresoj që kredia për Ukrainën të lirohet sa më shpejt të jetë e mundur ndërsa paketa e 20-të e sanksioneve do të miratohet në përgjigje të agresionit të vazhdueshëm rus që synon vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e energjisë dhe infrastrukturës tjetër”, nënvizoi Fajon.
Kryediplomatja sllovene tha se duhet të rritet presioni mbi Rusinë për të arritur armëpushim të drejtë dhe të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur.
