12.8 C
Skopje
E premte, 24 Prill, 2026

Durmishi: Gjuha e Hoxhës e papranueshme, Tirana të reagojë menjëherë

Një reagim i fortë ka ardhur nga Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Besart Durmishi, i cili ka kritikuar publikisht deklaratën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në statusin e publikuar në Facebook, Besart Durmishi e ka cilësuar si zhgënjyes dhe të papranueshëm fjalorin e përdorur nga Ferit Hoxha, duke kërkuar reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare.

Ai thekson se ministri shqiptar duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra, duke shtuar se një gjuhë e tillë shkel çdo kod etik dhe profesional dhe nuk i takon një përfaqësuesi shtetëror.

Në reagim thuhet gjithashtu se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar dhe jo fqinj të trajtuar përmes projekteve politike si Ballkani i Hapur.

Besart Durmishi ka shprehur zhgënjim edhe ndaj heshtjes së ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, duke vlerësuar se ai duhej të reagonte ndaj gjuhës së përdorur.

Të ngjajshme

Të fundit