21.8 C
Skopje
E hënë, 4 Maj, 2026

Komisioni Evropian thotë se s’ka vendim formal për ngrirjen e fondeve për Serbinë

Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka ndonjë vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Serbinë.

“Nuk ka asnjë vendim për t’i ngrirë fondet apo diçka të tillë”, konfirmoi zëdhënësi i Komisionit, Markus Lammers.

“Komisioni Evropian vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet përkatëse për mbështetje sipas instrumenteve financiare të BE-së. Kjo është pjesë e zbatimit normal të këtyre instrumenteve dhe zbatohet gjatë gjithë procesit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes në fazën e çdo kërkese për pagesë”, shtoi Lammers.

Ai përsëriti shqetësimet e institucioneve evropiane në lidhje me miratimin e ligjeve gjyqësore dhe deklaroi se Serbia pritet ta zbatojë plotësisht mendimin e Komisionit të Venedikut mbi këtë legjislacion.

Të ngjajshme

Të fundit