Shtatë fundjava të zgjatura u japin mundësi qytetarëve të bashkojnë më shumë se dy ditë dhe të pushojnë. Megjithatë, sipas tyre, këto fundjava të zgjatura njëkohësisht ua vështirësojnë obligimet. Thonë se pas disa ditëve pushim, me kthimin në punë, administrata e ka të vështirë t’i përfundojë detyrat, me produktivitet më të ulët dhe përqendrim më të dobët.
“Ndonjëherë po, por nëse nuk e di, e pyet ndonjë kolege nëse mund t’i ndihmojë. Ka situata të tilla dhe do të të thotë ajo që mungon se, ajo është përgjegjëse për atë dhe vetëm ajo mund ta zgjidhë”.
“Sa jeni të kënaqur me punën e administratës? Aspak.”
“Nuk është mirë, nuk jam i kënaqur.”
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga 1 maji deri më sot në vend janë kthyer rreth 12,000 shtetas ndërsa sa u përket shtetasve të huaj, në vend kanë hyrë mbi 21,000 persona.
“Në pikën kufitare Bogorodicë, në shtet kanë hyrë gjithsej 8,977 shtetas maqedonas, ndërsa kanë dalë 5,040. Sa u përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë në vendin tonë kanë hyrë 17,602 persona, ndërsa e kanë lëshuar vendin 9,757. Në pikën kufitare Dojran, kanë hyrë 3,021 shtetas vendor ndërsa kanë dalë 1,371. Sa u përket shtetasve të huaj, në të njëjtën periudhë në vend kanë hyrë 3,878 persona, ndërsa e kanë lëshuar vendin 2,909”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Përndryshe, gjatë tërë vitit ka 11 ditë pushimi për të gjithë qytetarët, 5 ditë pushimi për qytetarët e besimit ortodoks, tre për ata katolikë, një për besimin mysliman, si dhe nga një ditë për shqiptarët, serbët, romët, vllehët, hebrenjtë, boshnjakët dhe turqit./Alsat.mk.
