VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim. Dy vite më pas, qytetarët nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim. Nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka hap përpara në rrugën evropiane, nuk ka forcim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare.
Premtuan se do të sillnin zë në qeveri, por u bënë hije e vendimeve të të tjerëve.
Shqiptarët nuk votuan për ministra që numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve. VLEN nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht.
Aleanca për Shqiptarët e tha dhe e dëshmoi se kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor. Koha e arsyetimeve ka mbaruar.
Tani çdo premtim duhet të matet me punë, dhe çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve.




