34.7 C
Skopje
E shtunë, 18 Korrik, 2026

Ferati: Nis rishikimi i rregulloreve të punës për një administratë më efikase dhe më transparente

Procesi i ndryshimit në administratë duhet të nisë nga vetë institucionet. Me këtë qëllim, sot ka filluar procesi i rishikimit të rregulloreve të punës, me synim krijimin e një administrate më efikase, më të përgjegjshme dhe më të orientuar drejt nevojave të qytetarëve, është shprehur ministri i MMB, Agon Ferati, informon POPULLI.mk

Sipas Feratit, institucionet duhet të funksionojnë mbi bazën e standardeve të larta, me vendimmarrje më të shpejtë dhe ofrim të shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Rishikimi i rregulloreve shihet si hapi i parë drejt ndërtimit të një administrate moderne, e cila do të bazohet në profesionalizëm, transparencë dhe përgjegjësi institucionale, ka përfunduar Ferati. / © POPULLI.mk