Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi dje se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e vendit, janë privuar nga liria shtatë shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. Pesë prej tyre kanë vozitur pa patentë shoferi, ndërsa dy të tjerë kanë drejtuar automjetin pavarësisht ndalimit aktiv.
“Një shofer në Makedonski Brod dhe nga dy shoferë në Shkup dhe në Prilep kanë drejtuar automjet pa patentë shoferi. Njëri nga shoferët në Prilep ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit. Nga një shofer në Shkup dhe në Kërçovë kanë drejtuar automjet me ndalim aktiv. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale”, njoftoi MPB.
MPB u bënë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
