Moti do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende me shira të rrëmbyeshëm , bubullima dhe erëra të forta. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shira më të bollshëm, shkarkime elektrike, erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 19 deri në 29 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, në disa pjesë të luginës jostabil me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here erë e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 11, ndërsa maksimale do të arrijë 25 gradë.
