18.8 C
Skopje
E premte, 22 Maj, 2026

Detaje tr0nditëse nga aks’identi në Radishan: Dyshohet se BMW-në e drejtonte një grua

- Advertisement -

Detaje të reja po dalin nga aksidenti tragjik në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku katër persona humbën jetën pas përplasjes së fuqishme mes një veture BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës. Burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur për ALSAT se nuk përjashtohet mundësia që drejtuesi i veturës BMW të ketë qenë femër.

Megjithatë, autoritetet zyrtare ende nuk po ndajnë informacione mbi identitetin e viktimave, ndërsa ekipet e mjekësisë ligjore dhe prokurori kujdestar po analizojnë çdo detaj nga vendi i ngjarjes. Sipas të njëjtave burime, nga ajo që është konstatuar deri tani në terren, gjasat çojnë drejt dyshimit se automjeti drejtohej nga një grua, por për shkak të djegies së plotë të veturës dhe gjendjes së rëndë në të cilën janë gjetur kufomat, thuajse në eshtra, identifikimi zyrtar do të jetë tepër i vështirë, si dhe nevojën e obduksionit.

Ende mbetet e paqartë nëse në automjet po udhëtonte një familje apo një grup personash, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që mes viktimave të ketë pasur edhe fëmijë. Pikërisht për shkak të gjendjes së rëndë të automjetit të djegur, ekspertiza pritet të zgjasë më shumë se zakonisht. Sipas të dhënave jozyrtare policore, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga drejtuesi i kamionit, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë në korsinë e kundërt, në momentin kur nga ana tjetër po vinte vetura BMW.

Përplasja ka qenë jashtëzakonisht e fortë, duke bërë që automjeti të përfshihej menjëherë nga flakët. Nga makina ka mbetur vetëm skeleti metalik, ndërsa rruga ka qenë e bllokuar deri rreth orës 5 të mëngjesit për shkak të hetimeve./Alsat.mk

- Advertisement -

Të ngjajshme

Të fundit