35.1 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Goncharenko: Është gabim diplomatik, ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, një nga zërat më të fuqishëm në Ukrainë për njohjen e Kosovës, e ka cilësuar si “gabim diplomatik” deklaratën e presidentit Volodymyr Zelensky në Beograd se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës.
Goncharenko theksoi se ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe se ai do të vazhdojë të luftojë që Ukraina ta njohë Kosovën.
Edhe Kosova dhe Shqipëria reaguan, duke kundërshtuar çdo përpjekje për ta barazuar rastin e Kosovës me agresionin rus ndaj Ukrainës.
Mesazhi është i qartë: Kosova nuk është Ukrainë, Serbia nuk është Rusi dhe historia e Kosovës nuk mund të reduktohet në një çështje të thjeshtë të integritetit territorial të Serbisë.