35.1 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Ulen çmimet e derivateve të naftës në RMV

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur uljen e çmimeve të derivateve të naftës, me vendim që hyn në fuqi nga ora 00:01 e 11 gushtit 2026, përcjell TV21.

Ndryshimet janë:

-Benzina Eurosuper 95: ulet për 4 denarë/litër87 denarë/litër

-Benzina Eurosuper 98: ulet për 4 denarë/litër89 denarë/litër

-Nafta Eurodizel: ulet për 8 denarë/litër91,50 denarë/litër

Vaj ekstra i lehtë EL-1: ulet për 6 denarë/litër92,50 denarë/litër

Mazut M-1 NS: ulet për 2,881 denarë/kg43,538 denarë/kg

Sipas Komisionit, çmimet e derivateve ulen mesatarisht me 5,81%, si rezultat i rënies së çmimeve referente në tregun botëror dhe ndryshimit të kursit të dollarit.