Për sot, Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka paralajmëruar mot me diell dhe vranësira të pakta deri në mesatare, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 31 deri në 38°C.
Në Shkup pritet gjithashtu mot me diell, me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë rreth 16°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 38°C.
Sipas sinoptikanëve, në vijim pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë. Përjashtim do të jetë e marta, kur lokalisht pritet zhvillim i vranësirave jostabile, i shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.




