Ministri Agon Ferati ka përkujtuar sot 116-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiut, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të mëdha të humanizmit botëror.
Në një mesazh të publikuar me rastin e përvjetorit, Ferati thekson se Nënë Tereza, e lindur në Shkup, ia kushtoi jetën njeriut, paqes dhe dashurisë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në mbarë botën.
“Emri i saj mbetet një kujtesë e përhershme se madhështia e njeriut matet me të mirën që i bën tjetrit”, shprehet Ferati.
Nënë Tereza, e lindur më 26 gusht 1910 në Shkup si Gonxhe Bojaxhiu, u bë një prej figurave shqiptare me ndikimin më të madh ndërkombëtar. Për veprimtarinë e saj humanitare, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979, ndërsa në vitin 2016 u shpall shenjtore nga Kisha Katolike.




