Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flasim”, ku në episodin e parë u shfaq përballë gazetares Rudina Xhunga. Aju e pyet mes të tjerash hedhe për Ilir Metën, të cilin Rama e përshkruan si një “talent politik”. Megjithatë, Rama shton se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe u shndërrua në një personazh qesharak.
Rudina Xhunga: Po Ilir Meta?
Edi Rama: Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra. Domethënë, u katandis në një personazh qesharak.
Edi Rama dhe Ilir Meta u njohën në fillim të viteve ’90, njëri si publicist e pedagog dhe tjetri si deputet i ri i Partisë Socialiste. Bashkëpunimi i tyre zyrtar nisi në prill të vitit 1998, kur Ilir Meta shërbeu si Sekretar Shteti, kurse Edi Rama u bë Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Pas viteve 2013–2017, marrëdhënia e tyre u ftoh dhe u shndërrua në një përplasje të ashpër politike dhe institucionale, sidomos gjatë periudhës kur Ilir Meta ishte President i Republikës dhe Edi Rama Kryeministër.




