SOT PATA KËNAQESIN TË TAKOHEM ME NJË FEMËR TË VECANTË, Blerta Muqaku, DREJTORESHË E NJË KLINIKE SHËNDETSORE NË GJERMANI. 🇩🇪
Blerta është një shembull i bukur i një femre të zonjës, ambicioze, punëtore dhe me vizion, e cila me përkushtimin e saj dëshmon se kur ke vullnet dhe guxim për të ecur përpara, mund të arrish shumë.
Biseda jonë ishte e mbushur me ide, përvoja dhe vizione për të ardhmen. Me shumë kënaqësi shprehëm gatishmërinë për të bashkëpunuar, shkëmbyer përvoja dhe krijuar mundësi të reja profesionale në të ardhmen.
Do të ishte kënaqësi që përmes këtij bashkëpunimi të ndërtojmë ura edhe më të forta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë 🇽🇰🇩🇪, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, duke sjellë përvoja, ide dhe mundësi të reja për profesionistët tanë.
Takime të tilla më kujtojnë se pas çdo suksesi qëndron një njeri me zemër, vizion dhe shumë punë.
Faleminderit Blerta për këtë bisedë të bukur dhe frymëzuese. Uroj që ky takim të jetë vetëm fillimi i shumë bashkëpunimeve të bukura që na presin në të ardhmen.




