10.8 C
Skopje
E enjte, 24 Shtator, 2026

Ministri Ferati hap aktivitetin ndërkombëtar për paqen dhe kohezionin shoqëror në Shkup

Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ishte i ftuar nga fondacioni gjerman Forum ZFD (Forum Civil Peace Service) për të bërë hapjen solemne të aktivitetit ndërkombëtar që po zhvillohet më 24 dhe 25 shtator 2026 në Laboratorium, në Shkup.

Aktiviteti, i organizuar në bashkëpunim me Pro Peace, Max van der Stoel Institute dhe partnerë të tjerë, ka mbledhur përfaqësues nga akademia, institucionet publike dhe shoqëria civile nga Maqedonia e Veriut dhe më gjerë.

Në hapjen solemne morën pjesë ambasadorë, përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, ekspertë, akademikë dhe figura të njohura të jetës publike, duke e bërë këtë aktivitet një forum të rëndësishëm për diskutimin e paqes, kohezionit shoqëror, marrëdhënieve ndërmjet bashkësive dhe sfidave me të cilat përballet shoqëria.

Në fjalën e tij, ministri Ferati theksoi rëndësinë e dialogut, bashkëpunimit dhe ndërtimit të besimit ndërmjet bashkësive, duke vënë në pah se stabiliteti dhe kohezioni shoqëror kërkojnë institucione të forta, komunikim të vazhdueshëm dhe përfshirje të të gjithë qytetarëve.

Ftesa për ministrin Ferati për të hapur solemnisht këtë aktivitet vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë në fushën e paqes, dialogut ndërkomunitar dhe forcimit të kohezionit shoqëror në Maqedoninë e Veriut.