17.8 C
Skopje
E premte, 25 Shtator, 2026

Mexhiti: Forcimi i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, në fokus të galës në Nju Jork

Në Nju Jork, në Galën e Këshillit për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, mes njerëzve që prej vitesh punojnë për ta mbajtur të fuqishme lidhjen e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këshilli përfaqëson një zë të organizuar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe angazhohet drejtpërdrejt me institucionet amerikane dhe Kongresin për çështjet që prekin shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe në gjithë rajonin.
Për ne shqiptarët, kjo lidhje ka një rëndësi të veçantë. Mbështetja amerikane për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon ka qenë vendimtare në periudha të rëndësishme të historisë sonë. Në momentet kur shqiptarëve u janë dashur miq të fuqishëm, i kemi pasur në Uashington.
Sot, shqiptarët në Shtetet e Bashkuara kanë arritur sukses në biznes, diplomaci, profesione të ndryshme dhe në jetën publike. Arritjet e tyre janë fuqi për shqiptarët kudo që jetojnë. Një diasporë e organizuar, e suksesshme dhe me përfaqësim të fuqishëm krijon më shumë hapësirë që interesat dhe çështjet shqiptare të dëgjohen atje ku merren vendime të rëndësishme.
Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara është një nga lidhjet më të rëndësishme strategjike që shqiptarët kanë ndërtuar ndër dekada. Detyra jonë është ta ruajmë dhe ta forcojmë këtë miqësi, ndërsa potencialin e diasporës sonë ta kthejmë në më shumë përfaqësim, bashkëpunim dhe mbështetje për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë.