Gjithmonë pranë kërkesave të qytetarëve dhe me Iniciativa për të thënë zërin e tyre në Qytet!
🚕⚡ INICIATIV PËR TAKSI ELEKTRIKE NË SHKUP
Grupi i këshilltarëve të AKI-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit paraqet iniciativë për përgatitjen dhe miratimin e një Programi për subvencionimin e blerjes së automjeteve elektrike për transportin taksi.
🎯 Qëllimi është:
Ajër më i pastër dhe më pak emetime;
mbështetje për operatorët e licencuar të taksive;
modernizimi i transportit taksi!
nxitja e mobilitetit të gjelbër dhe të qëndrueshëm!
Propozojmë të përcaktohen kritere të qarta dhe të barabarta për subvencionet, të shqyrtohet mundësia e bashkëfinancimit nga burime shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe paralelisht të planifikohet zhvillimi i infrastrukturës për karikimin e automjeteve elektrike!
📌 Kërkojmë që shërbimet kompetente, brenda 60 ditëve, të përgatisin analizë financiare, modelin e subvencionimit, kriteret për përfituesit dhe propozimin për sigurimin e mjeteve financiare!




