21.8 C
Skopje
E martë, 29 Shtator, 2026

Ferati: Boshnjakët janë hallkë e rëndësishme e shoqërisë sonë

Ministri Agon Ferati mirëpriti në takim përfaqësues të bashkësisë boshnjake, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e kontributit të bashkësisë boshnjake në shoqërinë tonë dhe nevoja për vazhdimin e bashkëpunimit institucional në adresimin e çështjeve dhe nevojave të tyre. “Si ministër, u zotova se do të jem pranë nevojave të boshnjakëve dhe do të punojmë së bashku për të krijuar mundësi më të mira për të gjithë”, theksoi ministri Ferati.

“Boshnjakët, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë, janë një hallkë e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe kontributi i tyre është pjesë e rëndësishme e mozaikut tonë shoqëror. Angazhimi ynë është që çdo bashkësi të ketë hapësirë, mbështetje dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe përparim”, u shpreh ministri Ferati, duke uruar bashkësinë boshnjake për Ditën Ndërkombëtare të tyre.