Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, ka akuzuar VLEN-in se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë veproi në favor të kandidatit të AKI-së, duke shpërndarë votat në dëm të kandidatit të mbështetur nga VMRO-DPMNE.
Duke folur në televizionin Sitel, Stojanoska tha se VLEN nuk arriti të dëshmojë dallimin nga BDI-ja dhe e cilësoi si “kalë të Trojës”, duke pretenduar se ndihmoi AKI-në.
“Na vjen keq që VLEN nuk e shfrytëzoi këtë mundësi për të treguar se është ndryshe nga BDI-ja. Mendoj se luajti rolin e kalit të Trojës dhe veproi për BDI-në, përkatësisht i shpërndau votat nga baza zgjedhore” – deklaroi Stojanoska.




