Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, ka zhvilluar një vizitë pune në komunën e Dibrës bashkë me bashkëkryetarin e Vlenit Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe shumë funksionarë të lartë në kuadër të një vjetorit të llogaridhënies nga ana e kryetarit të komunës Fisnik Mela.
Sot zhvillova një vizitë pune në komunën e Dibrës, një vit pas zgjedhjeve lokale.
Së bashku me kryetarin e komunës, Fisnik Mela, biseduam për prioritetet e komunës, projektet infrastrukturore dhe mundësitë për zhvillimin e ekonomisë lokale, duke ruajtur dhe mbrojtur njëkohësisht mjedisin jetësor.
Në kuadër të vizitës, vizituam edhe Banjat e Dibrës „Capa“ në Banjishtë, si dhe kompaninë „Knauf“, ku diskutuam për potencialet e investimeve, zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Si ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mbetem i përkushtuar për të mbështetur zhvillimin lokal përmes përmirësimit të infrastrukturës, shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe realizimit të projekteve konkrete që sjellin përfitime për qytetarët.
Në përmbyllje të ditës, kryetari i komunës Fisnik Mela, para qytetarëve të Dibrës prezantoi raportin e punës për rezultatet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit të parë të mandatit të tij.
Transformimi i gjelbër fillon nga themelet që po i ndërtojmë në të gjithë vendin.
https://www.facebook.com/share/p/14y8irF




