Ditën e Martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh pas orëve të pasdites. Reshjet e shiu pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në jug me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht dhe lugina era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me 🌊 valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.




