Kryetari i BDI-së sot në Tetovë ka takuar Forumin e Gruas me të cilat ka ndarë pjesë nga rrugëtimi 20 vjeçar dhe ka falënderuar për përkrahjen e pandalshme.
Veprimtaria e Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë përpjekje e vazhdueshme për faktorizimin e gruas në proceset e vendimmarrjes, për korrigjimin e padrejtësive ndaj saj dhe për ndryshimin e mentalitetit shoqëror që e kufizonte lirinë e saj.
Sot gratë janë bartëse procesesh të rëndësishme demokratike, por kemi edhe shumë punë për të bërë për të avancuar përfaqësimin dhe misionin e barazisë gjinore.
Falënderova sot të gjitha gratë e Forumit të Gruas së BDI-së në Tetovë për kontributin e këtyre viteve dhe për gatishmërinë e veprimit progresiv drejt Bashkimit Europian.
