11.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Mars, 2026

Vetingu në sistemin gjyqësor – temë “evergreen”

Tupançevski: Të jemi të kujdesshëm pas përvojës në Shqipëri

Përvojat krahasuese nga vetingu në sistemin gjyqësor në Shqipëri, afati i të cilit vazhdohet nga viti në vit, duhet të shërbejnë si shembull, për çfarë duhet të kemi kujdes, në mënyrë që dëshira për reforma të mos kthehet në bllokadë të re në sistemin gjyqësor, ka paralajmëruar Ministri i Drejtësisë.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur bëhet fjalë për vetingun. Sepse tashmë kemi përvoja krahasuese në Shqipëri, ku nuk janë arritur rezultatet e pritshme. Praktikisht Shqipëria mbeti pa gjyqtarë dhe pa prokurorë publikë, 80% e gjyqatrëve nuk e kaluan atë filtër. Gryka e ngushtë u bë edhe më e ngushtë në raport të zgjidhjes së lëndëve”, thotë Tupançevski.

Tupançevski thotë se edhe më tej mbetet dilema nëse institucionet ekzistuese në vend duhet ta bëjnë verifikimin e integritetit, kualifikimeve, lidhjes me krimin dhe gjendjen e pronës të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, eventualisht edhe të gjithë funksionarëve të zgjedhur ose duhet të miratohet ligj i ri dhe eventualisht organe të reja të reja përt zbatimin e këtij procesi. Vetingun në sistemin gjyqësor e premtonte edhe ish/kryeministri Zoran Zaev, në rradhët e partisë premton edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, por për momentin qytetarët nuk kanë parë pastrim “transparent” as në rradhët e sistemit gjyqësor, as në radhët e partive ose të funksionarëve./KlanMacedonia

Të ngjajshme

Të fundit