5.8 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Lajm i mirë, ish-futbollisti i Chelseat gjendet i gjallë nën rrënoja!

Christian Atsu u gjet i gjallë pas raportimeve se ishte bllokuar pas tërmetit në Turqi.

Ish-futbollisti i Chelseat dhe Newcastle United kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja, teksa nuk dihej asgjë më shumë për fatin e tij.

Sipas “A Bola”, Atsu është shpëtuar dhe është dërguar në spital pasi ka marrë lëndime në këmbën e djathtë. Ai gjithashtu thuhet se ka vështirësi në frymëmarrje.

31-vjeçari është pjesë e klubit Hatayspor, që ndodhet në qytetin Hatay, i cili është një nga rajonet më të prekura nga tërmeti.

Të ngjajshme

Të fundit