Ende nuk kemi propozime konkrete për pozitat tona në qeverinë e ardhshme nëse formohet. Kështu u shpreh sot ministri i shëndetësisë Bekim Sali, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, informon Zhurnal.
Ministri Sali shtoi se nëse ka zgjerim të shumicës, ende nuk kanë informata se cilat janë pozitat që i ka siguruar ASH dhe për këtë, nuk mund të komentonte më tepër se cilat do të ishin pozitat e tyre.
Përndryshe, në fillim të shkurtit, burime nga ASH informuan se ministria e drejtësisë dhe ajo e shëndetësisë do të kalojnë në duart e tyre.
Negociatat për hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar janë ka fundi dhe si duket ditëve në vijim do të rumbullakësohen të gjitha paqartësitë.
