7.8 C
Skopje
E martë, 24 Mars, 2026

U akuzua se rrahu një nxënës, flet arsimtari Florim Murtezani

U akuzua se e ka rrahur një nxënës në shkollën fillore “25 Maji”, por nuk e mendon të njëjtën gjë edhe arsimtari Florim Murtezani i cili është prononcuar për Populli.mk duke treguar në detaje se si ndodhi rasti.

Për më tepër ju ftojmë të lexoni se çfarë ka deklaruar arsimtari Florim Murtezani:

A është e vërtetë që keni goditur nxënësin dhe na tregoni në detaje se si ka ndodhur e gjithë situata e krijuar?

– Unë si arsimtar i dinjitetshëm e them me plot bindje se nuk e kam goditur nxënësin, rasti ka ndodhur gjatë orës mësimore, nxënësi në fjalë ka përdorur dhunë verbale duke kaluar në dhunë fizike drejt meje. Ai, duke filluar nga sarkazma, nga gjestet me duar duke nxjerr gishtat e mesit në drejtimin tim, duke e parë mosreagimin tim ka vazhduar me hedhjen e topit të plastikës në drejtimin tim dhe më ka goditur, ku paraprakisht e kam dëgjuar duke iu thënë shokëve të tjerë “shiheni tash si do ta godas arsimtarin, se ju nuk po guxoni!” Kështu edhe ka vepruar. Për rrjedhojë, unë kam shkuar drejt tij, e kam qortuar dhe i kam thënë që të shkojmë në drejtori, ndërkohë që ai nuk e ka përfillur kërkesën, por ka vazhduar me ironi dhe më është drejtuar me zhargonin e rrugës pa e respektuar as kodin e sjelljes. Unë e kam dërguar në drejtori për të marrë masa ligjore ndaj tij, pa përdorur asnjë kokër dhune.

Çfarë thonë kolegët tuaj, a ishin të pranishëm aty kur ndodhi rasti?

– Po, i pranishëm ka qenë kolegu i aktivit tim, të cilin e kam dëshmitar të rastit, i cili ka dëshmuar për pafajsinë time edhe është i gatshëm të dëshmojë përsëri. Në përgjithësi, kolektivi më japin të drejtë, disa në privat e disa publikisht, sepse shumë prej tyre frikësohen të mbajnë anë publikisht, qoftë edhe po të kesh të drejtën e botës. Mirëpo, kjo frikë burimin e ka nën tytën e presionit dhe kërcënimeve që mund të vijnë nga pjestar familjarë të nxënësit. Jo rastësisht vijmë në këto situata.

Çfarë më tej nga ana juaj si do ta demantoni këtë akuz ndaj jush?

– Akuzën teatrale e kam demantuar në profilin tim personal në facebook dhe i qëndroj pas deri në fund.

Të ngjajshme

Të fundit