6.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Lëvizja Besa, Alternativa dhe “Grupi Zjarrit” do të mund ta mposhtnin koalicionin LSDM-BDI-ASH

Skena politike në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në situatë dramatike, po ndodhin ngjarje që më parë nuk ishin menduar. Shumë parti politike, më shumë se kaq grupe të pakënaqur nga partitë e tyre, hyrje dalje në Qeveri pa kontroll. Qeveria po vazhdon të mbijetojë opozita është e përçarë. Çfarë nevojitet për t’i bërë ballë përbërjes aktuale qeveritare?. Asgjë më shumë se një koalicion gjithëpërfshirës opozitar edhe atë nga Alternativa, Lëvizja Besa, “grupi i zjarrit”, ky front do ta sfidonte koalicionin qeveritar që tashmë dihet që edhe në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë bashkë, LSDM, BDI dhe ASH. Më e vështira për tu arritur është koalicioni mes Lëvizjes Besa dhe Alternatives, sepse dikur kishin qenë një parti, por tani më duket që janë “ftohur gjakrat” dhe dy kryesuesit e partive publikisht janë shprehur se janë të gatshëm të pranojnë një bashkëpunim të mundshëm, shkruan Zhurnal.

Lëvizja Besa dhe Alternativa si parti opozitare nëse duan të fuqizohen duhet të bashkohen.

Lëvizja Besa nga një parti e re në skenë në vitin 2014, katër vite më vonë në vitin 2018 u nda në dysh duke nxjerrë në skenën edhe partinë e tanishme Alternativa, por pas zhvillimeve dramatike që kanë ndodhur viteve të fundit edhe një bashkëpunim mes këtyre dy partive është i mundur. E këtë veçse e kanë konfirmuar të dy kryetarët e partive, edhe pse ende nuk është parë ndonjë takim konkret mes dy krerëve të partisë.

Afrim Gashi, kryetar i Alternatives, në një paraqitje televizive e potencoi qartazi që është i dëshpëruar thellësisht nga gjendja e mjerueshme që e ka kapluar partinë e tij. Ai i vendosur shprehi gatishmëri për bashkëpunim edhe me partinë dhe kryetarin e partisë nga i cili para disa viteve ishte ndarë, madje këtë të fundit e akuzonte me epitete të ndryshme.

Por, tani kur nuk i ka mbet me kë të bëj koalicion për ta shpëtuar partinë, do të trokas edhe në derën e partisë amë. Megjithatë, këtë herë duke pas si opsion edhe shkrirjen e partisë duke u kthyer në folën e parë, në Lëvizjen Besa nga e cila u larguan pikërisht duke e akuzuar Kasamin se e ka kapur partinë.

Ndërkaq, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa e ka dëshmuar menaxhimin e tij si kryetar i partisë që ka arrit edhe ata që janë larguar prej tij ish bashkëpartiakët e tij të cilët ishin edhe bashkëthemelues të rikthehen sërish në gjirin e Kasamit, madje ta shohin si shpëtim.

Para Afrim Gashit edhe Bilall Kasami, pati thënë se dyert e partisë që drejton ai mbeten të hapura edhe për ata që, siç tha, në të kaluarën kanë bërë veprime për të provuar veten edhe me programe e projekte të pavarura.

“Sigurisht që për ne forma e bashkëpunimit është e hapur, janë të mirëseardhur të gjithë ata që kanë qenë ose nuk kanë qenë në Lëvizjen Besa… Të gjithë ata të cilët në të kaluarën bënë veprime për të provuar vetveten në politikë edhe me programe dhe projekte të pavarura, nëse e kanë kuptuar përfundimisht se duhet të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në kuadër apo në bashkëpunim me Lëvizjen Besa, sigurisht janë të mirëseardhur”, ka thënë Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

E pas kësaj deklarate të Kasamit që ka hapur rrugën e rikthimit të këtyre të Alternativës që dështuan në çdo përpjekje është përgjigjur edhe Afrim Gashi në emisionin 200 në Alsat.

Në pyetjen se a mund të vijë deri te bashkimi i Lëvizjes Besa dhe Alternatives, Gashi është përgjigjur, “Pse jo, gjithçka është e mundur, sidomos në politik, mbase nuk e di”, nga kjo lë të kuptohet se Afrim Gashi është dorëzuar nga mos suksesi dhe dështimet e njëpasnjëshme.

Vetëm koalicioni Lëvizja Besa, Alternativa dhe grupi zjarrit mund t’i bëjnë ballë koalicionit LSDM- BDI- ASH-

Sinjalet pozitive janë dhënë nga të dyja partitë, Besa dhe Alternativa, tani ka ngelë vetëm një takim dhe dakordim për një bashkëpunim të mundshëm. Por, vetëm këto dy parti të vetme nuk mund të sfidojnë një koalicion të tërë qeveritar. Në ndihmë të tyre është e patjetërsueshme të jenë edhe grupi i të pakënaqurve nga BDI, që në opinion njihen si grupi i zjarrit.

Në fakt, kjo është edhe formula e vetme pët ta sfiduar këtë përbërje qeveritare të cilët do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme, përndryshe do të dështojnë dhe do të humbasin sërish e mos më keq.

Prandaj, duhet të jenë vigjilent dhe të vetëdijshëm që në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen vitin që vjen, të mobilizohen e të bashkohen pa inate. Nga ana tjetër përbërja aktuale qeveritare i ka premtuar ASH-së që në koalicion do të jenë njësoj edhe për një mandat tjetër, por sigurisht nëse planet e tyre realizohen saktësisht si ata mendojnë dhe presin.

Megjithatë, një koalicion i tillë në kampin politik shqiptarë nga partitë opozitare dhe grupi i të pakënaqurve do të prish matematikat e tyre, sepse do të ketë rezultate tjera nga zgjedhjet. E gjithë situata që vijon është me përplot zhvillime dramtike, dhe kjo shkakton kaos në opinion dhe huti te qytetarët që nuk janë në gjendje të përcjellin dhe të kuptojnë gjithë këtë që po ndodhë. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit