-0.2 C
Skopje
E martë, 24 Shkurt, 2026

Macron: Dua që Rusia të humbasë luftën në Ukrainë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se dëshiron që Rusia të humbasë luftën në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për shtypin francez, Macron u bëri thirrje vendeve perëndimore që të rrisin mbështetjen ushtarake për qeverinë e Kievit.

“Dua që Rusia të humbasë luftën në Ukrainë dhe që Ukraina të mund të mbrojë pozicionin e saj”, deklaroi Macron i cili vuri në dukje se lufta mund të vazhdojë gjatë.

Duke mbrojtur idenë e tij se ka nga ata që duan zgjatjen e luftës për “shtypjen” e Rusisë, Macron tha: “Nuk mendoj si ata të cilët mendojnë se duhet të synojmë mposhtjen e plotë duke sulmuar Rusinë në territoret e saj. Ata, përtej të gjithave duan shtypjen e Rusisë. Qëndrimi i Francës nuk ka qenë ky asnjëherë dhe nuk do të jetë kurrë”.

Presidenti francez theksoi se përpjekjet ushtarake të Ukrainës të mbështetura edhe nga aleatët janë rruga e vetme që “do të kthejë Rusinë në tryezë dhe që do të sigurojë paqe të përhershme”.

Lidhur me mundësitë e ndryshimit të regjimit në Rusi, Macron tërhoqi vëmendjen se përpjekjet e ngjashme në të gjithë botën kanë qenë “plotësisht të dështuara”.

Të ngjajshme

Të fundit