8.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

A.A. nga Kumanova / I arres’tuari për rastin “Lotaria Shtetërore”

Sot, Policia Financiare ka ndaluar Artan Ajrulin, një figurë që besohet të jetë e përfshirë në skandalin e bujshëm të Lotarisë Shtetërore. Ajruli, kunat i Elmi Azirit dhe shok i ngushtë i Përparim Bajramit dhe Artan Grubit, akuzohet për lidhje me keqpërdorimet financiare që kanë tronditur institucionin shtetëror, informon POPULLI.mk

Autoritetet kanë konfirmuar se arrestimi i tij është pjesë e një hetimi të gjerë që ka çuar në zgjerimin e listës së të dyshuarve për keqpërdorime. Hetuesit po përgatiten që dosjen ta dorëzojnë në Prokurori, ndërkohë që Ajruli do të përballet me akuza për shkelje serioze të ligjit dhe abuzim me fondet publike.

Rasti i Lotarisë Shtetërore ka ngjallur reagime të ashpra politike dhe publike, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka premtuar transparencë dhe drejtësi të plotë për të gjithë të përfshirët. Arrestimi i fundit është një tjetër hap në zbardhjen e një prej aferave më të mëdha financiare në vend. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit