5.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

A do të japë llogari Ali Ahmeti, priten raste të reja me ish-funksionerë të BDI-së!

BDI duket se po përballet me një periudhë të rëndë tronditjesh, teksa organet e drejtësisë po punojnë intensivisht për raste që lidhen me ish-funksionarët e kësaj partie.

Shkruan POPULLI.mk

Hetimet e fundit kanë ngritur dyshime mbi keqpërdorime të mundshme nga ana e zyrtarëve të lartë të BDI-së, duke përfshirë edhe periudha kur ata mbajtën pozita kyçe në qeverisje. Këto zhvillime kanë sjellë kritika të ashpra nga Qeveria aktuale duke përforcuar shqetësimet e qytetarëve për nivelin e korrupsionit dhe mungesën e përgjegjësisë.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar publikun për lidhjet e thella të krimit dhe korrupsionit brenda strukturave të BDI-së, duke theksuar nevojën për reforma rrënjësore dhe transparencë. Në të njëjtën kohë, Koalicioni VLEN ka kërkuar që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, të japë llogari për keqpërdorimet që janë bërë nën drejtimin e tij.

Kjo kërkesë për përgjegjësi është pjesë e qëndrimit të qartë të VLEN për të ndalur kapjen e shtetit dhe për të sjellë drejtësi për qytetarët. Situata e krijuar pritet të ndikojë ndjeshëm në besimin e publikut ndaj BDI-së dhe të formësojë zhvillimet e ardhshme politike në vend. Pritet që në të ardhmen e afërt të publikohen edhe keqpërdorime të tjera, pas rastit të fundit ku ish-zv.kryeministri i parë, Artan Grubi u fut në listën e zezë të SHBA-ve dhe ish-drejtori Ardian Muça u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit