Me ngjarjet e fundit të cilat kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut duket qartë tani për tani se kryeministri shqiptar po vjen edhe pak. Së pari ishin ministrat e BDI-së të cilët thanë se janë të gatshëm të heqin dorë nga kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit në rast se votohen ndryshimet kushtetuese, por kjo nuk ndodhi pasi 47 deputetë votuan kundër në seancën e 18 gushtit, informon POPULLI.mk.
Kryeministri i parë shqiptar në RMV ishte premtim zgjedhor i BDI-së, gjë që nuk ishte dëgjuar më parë. Por disi luhatej ditëve të fundit ky premtim kur erdhi fjala te ndryshimet kushtetuese. Me sa shihet ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin momentalisht pasi që VMRO-ja nuk i voton, bashkë me ta edhe Pavle Trajanov dhe Enes Ibraim. Kundër ndryshimeve janë edhe Levica.
Kryeministri shqiptar në RMV mbetet një ëndërr tani për tani dhe për këtë duhet të presim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.
© POPULLI.mk
