Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit janë koordinuar, por ende nuk ka marrëveshje nëse do të dorëzohet projektligji për amnisti në Parlament. Dilemat e shumicës parlamentare janë se çfarë efekti do të sjellë amnistia për shkelësit nëse do të ketë një epidemi apo pandemi të re dhe si në një rast të tillë do t’u kërkohet qytetarëve të respektojnë masat për të luftuar sëmundjen
Zenel MIFTARI
Shkup, 23 shkurt – Pikëpamjet e deputetëve të shumicës qeverisëse janë të ndara nëse duhet të miratohet ligji për amnisti për shkelësit e masave kudër virusit korona apo jo. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për rreth 3.500 raste të personave që janë dënuar me gjoba të larta për shkak të mosrespektimit të masave kundër virusit korona gjatë pandemisë dhe rreth 90 për qind e tyre janë raste sociale. Grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit janë koordinuar sot, por ende nuk ka marrëveshje nëse do të dorëzohet projektligji për amnisti në Kuvend. Dilemat e shumicës parlamentare janë se çfarë efekti do të sjellë amnistia për shkelësit nëse do të ketë një epidemi apo pandemi të re dhe si në një rast të tillë do t’u kërkohet qytetarëve të respektojnë masat për të luftuar sëmundjen. Dilema e dytë është se përse gjykata lejoi që një numër i madh i shkelësve të protokolleve të Kovid-it të vuanin dënimin me burg në vend të parave. Ka rezistencë ndaj asaj që do të shkaktonte amnistia, sidomos te deputetët-mjekë.
