I pyetur nga TV21, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi refuzoi të përgjigjet nëse do të ketë ndryshime në emërimin e ministrave nga radhët e BDI-së, shkruan TV21. Grubi tha se është i nderuar me pozitën e tij në parti, si anëtar i kryesisë së partisë.
“Dua të uroj të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe të gjithë anëtarët anëtarët e ri të kryesisë për zgjedhjen e tyre dhe në veçanti për përkrahjen që për herë të parë të jem i zgjedhur si anëtar i kryesisë sepse deri më tani kam marrë pjesë me automatizëm në punët e kryesisë së partisë si shef i kabinetit të kryetarit Ahmeti”, tha mes tjerash Grubi.