6.8 C
Skopje
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Ekspertiza për aksidentin në Bullgari përfundoi

Sipas ekspertizës së kryer në autostradën në afërsi të “Strumës” në Bullgari, faktorët që çuan në aksidentin e autobusit që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar janë “parregullsitë dhe lëshimet në autostradën “Struma”. Ekspertiza pritet të dorëzohet sot në gjykatën në Pernik, raporton btnovinite.

“Përmes ekspertizës janë konstatuar dy lloje defektesh që ekzistojnë në fraksion. Ekspertiza ka kryer kontroll në gjatësi prej 3 km. para vendit të aksidentit, duke konstatuar shkelje infrastrukturore. Së pari, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore (AIR) lejoi që të ekzistojnë disa parregullsi edhe gjatë ndërtimit të fraksionit. Nuk e mohojmë, fajin e ka edhe shoferi, por nuk ka pasur orientim se ku është rruga. Kjo është një pjesë vdekjeprurëse, derisa dikush të mos shkojë në burg, kjo nuk do të ndryshojë”, tha avokati i disa viktimave, Nikolai Dimitrov.

Ndryshe kujtojmë se në nëntor të vitit 2021, 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut humbën jetën në një aksident  në autostradën “Struma” në Bullgari.

Të ngjajshme

Të fundit