7.8 C
Skopje
E hënë, 4 Nëntor, 2024

A do të rikthehet Messi, flet presidenti Laporta

Joan Laporta ka komentuar përsëri gjasat për rikthimin e Lionel Messi te Barcelona.

Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Lidhur me këto spekulime është pyetur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili tha se nuk dëshiron të komentojë shumë.

“Fëmijët gjithmonë më pyesin nëse Messi do të kthehet këtu. Përgjigja ime është: do të shohim”, ka thënë Laporta.

“Messi është lojtar i PSG tani – dhe unë nuk dua të futem në telashe”, shtoi ai.

Mbetet të shihet nëse Messi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pas Kupës së Botës.

Të ngjajshme

Të fundit