Kërkohet që dënimi me burg për personat që kanë shkelur ligjin në nenet 205 dhe 206 nga Kodi Penal të zëvendësohet me masë alternative të dënimit me kusht ndërsa i njëjti nuk parashikon amnisti për personat juridik dhe personat përgjegjës të dënuar me vendim të formës së prerë me gjobë për shkelje të këtyre neneve.
Shkup, 7 mars – Parlamenti po zvarrit ligjore të kërkuara nga shoqatat joqeveritare me të cilat duhet që personat të cilët nuk respektuan orën policore të shpëtohen nga burgu, pasi sipas ligjit ekzistues ata persona të cilët nuk e kanë paguar gjobën duhet që dënimin ta vuajnë me burg, ndërsa propozimi aktual parasheh që ai të zëvendësohet me dënim të kushtëzuar. Me iniciativë të deputetëve Snezhana Kaleska-Vanceva, Panço Minov, Surija Rashidi, Arta Bilalli-Zendeli, në Parlament u dorëzua projektligji për amnisti, dhe kërkohet që ai të miratohet me procedurë të përshpejtuar. “Qëllimi për të cilin është paraqitur ky projektligj, është mundësia e masave alternative, dënim me kusht për autorët e veprave penale ‘Transmetim të sëmundjes infektive’, dhe ‘Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë’ nga Kodi Penal, vepra të cilat janë kryer gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë me virusin Korona”, thuhet në zgjidhjen ligjore të dorëzuar në Parlament.
