Një gjë është për t’u habitur me Republikën e Shqipërisë! Çdoherë kur ka çështje politike dhe kur duhet të formohet ose të ruhet një Qeveri atëherë vije reagimi nga kryeministri Edi Rama. Siç e dimë prej para disa viteve me “Platforma e Tiranës” dhe kjo e fundit me futjen e ASH-së në Qeveri, informon POPULLI.mk
Por një gjë e tillë nuk ndodh kur shqiptarët nuk lejohen të shkojnë nëpër shkolla, u bëhet padrejtësi në çfarëdo lloj mënyre tjetër. Këtë nuk e kemi parë dhe vazhdojmë të mos e shohim. Këtë fenomen fatkeq e ka cekur edhe gazetari i ‘TopChannel’, Marin Mema ku thotë se duhet të reagojë edhe Tirana zyrtare sepse sot nuk janë lejuar nxënësit shqiptar të Velesit të shkojnë në shkollë, e më e keqja janë nxjerrë jashtë objektit shkollor me polici.
Në këtë qeverisje, ministri i Arsimit dhe Shkencës në RMV është shqiptar. E gjithashtu për këtë ka reaguar njashtu Mema duke thënë se askush nuk ka marrë përgjegjësi nga shtetarët!
© POPULLI.mk
