-0.2 C
Skopje
E martë, 21 Janar, 2025

A ngjall konflikt botëror aneksimi i Kanadasë?!

Ideja presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, mbi aneksimin e Kanadasë apo siç e konsideron ai si shteti i 51-të i SHBA-së, nuk është vetëm jopraktike, por edhe fyese për kanadezët që vlerësojnë sovranitetin dhe pavarësinë e tyre. Imagjinoni se si duhet të ndihen kanadezët duke lexuar diçka të tillë – është një fyerje për identitetin e tyre dhe marrëdhëniet e forta midis dy vendeve.

Kjo deklaratë e Donald Trump realisht ka të bëjë me tentimin për të defokusuar amerikanët nga rritja e tarifave rreth 25% për produktet e importuara nga kompanitë kanadeze, andaj edhe si fjalë kyçe e ka nënvizuar shfrytëzimin e “forcës ekonomike” për ta bërë Kanadanë shtetit e 51-të të SHBA-së.

Përtej kësaj, deklarata tregon një mungesë të plotë të të kuptuarit të historisë, diplomacisë dhe mirësjelljes themelore njerëzore. SHBA-ja dhe Kanadaja kanë një partneritet afatgjatë të ndërtuar mbi respektin reciprok. Komentet e tilla vetëm sa krijojnë përçarje dhe shndërojnë në shaka diskursin serioz politik. Në vend të këtyre provokimeve boshe, liderët duhet të përqendrohen në forcimin e lidhjeve, e jo të shpërthejnë ide qesharake dhe armiqësore.

Trump nuk duhet të tingëllojë sikur Putini. Linja imagjinare, siç e konsideron ai, midis SHBA-së dhe Kanadasë është në fakt një kufi midis dy kombeve sovrane, njëlloj si kufiri midis Ukrainës dhe Rusisë. Kjo hipotezë duhet hequr dhe nuk duhet kushtuar shumë kohë, sepse pasojat mund të jenë të rrezikshme në nivel global. Nëse Trump e anekson Kanadanë, atëherë pasohet nga Putini që ta aneksojë Ukrainën dhe nga Xi Jinping që ta aneksojë Tajvanin.

Të ngjajshme

Të fundit