11.8 C
Skopje
E premte, 10 Prill, 2026

A po përçahet edhe Aleanca për Shqiptarët !?

Shumë parti politike u hapën në Maqedoninë e Veriut brenda disa muajve, e kjo më së shumti ndodhi në taborin shqiptar, informon POPULLI.mk

U nda Lëvizja Besa e që më pas të formohet AlternAtivA, më pas nga BDI u nda Izet Mexhiti me disa nga përkrahësit e tij dhe u hap Lëvizja Demokratike, përsëri nga Lëvizja Besa doli Arjanit Hoxha i cili hapi PDE-në. Nga AlternAtivA doli edhe Skender Rexhepi Zejd, i cili formoi para pak kohësh Lëvizjen Populli.

Ditëve të fundit po flitet se edhe te Aleanca për Shqiptarët punët nuk janë mirë dhe kjo për shkak të futjes në Qeveri si koalicionues me BDI-në. Arben Taravari shpesh herë e ka cekur se ASH-ja është kritikuesja më e madhe e BDI-së, ndërsa disa fotografi të cilat janë publikuar së fundmi shihen eksponentë të ASH-së më të lumtur me eksponentë të BDI-së se sa me aktivistë e anëtarë të vet partisë së tyre, pra Aleancës për Shqiptarët.

Kjo me sa duket lë të nënkuptohet se do të ketë edhe disa lëvizje tjera dhe me shumë gjasa do të ketë edhe përçarje të reja.

© POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit