Në kohën e trazirave të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, kryesimi me OSBE-në, ndryshimet kushtetuese, përçarjet brenda partive, opozita e dobët e shumë faktorë tjerë vendi duket se po përgatitet për zgjedhje të reja.
PDSH një parti inekzistente e cila po humb thuajse gjithë elektoratin, BDI e shpërndarë në dy tabore ku secila ka votuesit e tyre, ASH në mungesë të mbajtjes së elektoratit po futet në Qeveri si shkak i përforcimit duke thyer kështu edhe krahun opozitar në RMV me ç’rast e lë të vetmuar Lëvizjen Besa e cila është e pafuqishme ti bëjë ballë e vetme kësaj Qeverie e lëre më ta rrëzojë siç edhe pretendojnë, Alternativa rrezikon të dalë nga Qeveria në rast se i merret ndonjë ministri për t’ia dhënë ASH-së, gjë që nuk e pranojnë.
Pra, lind pyetja a po përgatitemi për zgjedhje të reja dhe a po bëhet gati terreni për koalicionet e mundshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
