11.8 C
Skopje
E enjte, 25 Prill, 2024

A vlen gjithmonë shprehja “Kush e fiton Stambollin, e ka fituar Turqinë”?!

A vlen gjithmonë shprehja “Kush e fiton Stambollin, e ka fituar Turqinë”?!

Nuk ka dyshim se Stambolli ka një rëndësi të madhe në zgjedhjet turke, pasi ka simbolikë të spikatur historike, fetare dhe kulturore, si dhe është rezervuari më i madh elektoral, në të cilin përfshihen rreth 1/5 e elektoratit të përgjithshëm dhe është një “mini-Turqi” në aspektin gjeografik, diversitetit politik, ideologjik, etnik dhe sektar.

Prandaj, shprehja “Kush fiton Stambollin, fiton Turqinë dhe kush e humb Stambollin, humb edhe Turqinë” – fitoi besueshmëri në veçanti me Erdoganin, i cili filloi nga udhëheqja e Komunës së Stambollit dhe fitoi zgjedhjet e saj dhe zgjedhjet turke për dy dekada radhazi. Por, a është kjo thënie gjithmonë e vërtetë dhe e saktë? Jo çdoherë!

Para se gjithash, është një citat motivues për kuadrot partiake që të punojnë më shumë në qytetin e madh në fushatat elektorale. Përndryshe, Turqia nuk është Stamboll dhe Stambolli nuk është një kështjellë e vendosur për njërën nga palët, por përkundrazi ka një ekuilibër, ndërsa ka krahina dhe qytete të tjera të vendosura për njërën nga palët, prandaj ai ka peshën e tij në bilancin e zgjedhjet.

AKP humbi komunën e Stambollit (së bashku me Ankaranë, Izmirin dhe të tjerat) në zgjedhjet komunale të vitit 2019 dhe pavarësisht kësaj, ajo doli e para në zgjedhjet komunale në të gjithë Turqinë. Votuesi gjithashtu voton ndryshe në zgjedhjet komunale, parlamentare dhe ato presidenciale.

Të ngjajshme

Të fundit