Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se partia e tij i ka fituar 3 komuna, dhe se është në garë në 12 komuna tjera, raporton Gazeta Sinjali.
Në press konferencë për media ku momentalisht LDK prin në Prishtinë, kryetari i partisë tha se pas 12 vitesh Përparim Rama e riktheu partinë në vendin e parë në Prishtinë.