14.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Abdixhiku në shtëpinë e Rugovës, homazh për liderin e paharruar

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku sot ka vizituar familjen e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në 80 vjetorin e lindjes së tij, shkruan POPULLI.mk

“Në 80 vjetorin e lindjes së Atit Theneltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, vizitova zonjën Fana dhe familjen Rugova.

Vizitën e bëra i shoqëruar me udhëtarët e bashkëpunëtorët e ngushtë të Presidentit; udhëtarë e bashkëpunëtorë të mi edhe sot, profesor Alush Gashin dhe profesor Muhamet Hamitin.
Në traditën tashmë të përvjetme të shënimit të kësaj ditëlindjeje, zonja Fana kishte përgatitur ëmbëlsirën Tiramisu, të preferuarën e Presidentit; të shijuar për herë të parë në Romë. Presidenti ka vetëm ditëlindje! 80 vite më parë, lindi shqiptari më i madh i kohërave. Pjesa tjetër është një histori e paarritshme, e papërsëritshme.
Ajo na qëndron sot si dritë udhërrëfyese për të bërë të ardhmen!” / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit