12.8 C
Skopje
E enjte, 19 Mars, 2026

Afrim Gashi nuk ka besim te LSDM-ja!

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në “Summer Click” në TV21 tha se nuk ka besim te LSDM, për shkak se sipas tij, kjo parti shkeli marrëveshjen që kishin për qeverisje. Gashi thotë se shpreson që së shpejti partia të ketë lidership të ri, pasi ky i tanishmi sipas tij, e ka fundosur LSDM-në.

“Deri sa është ky lidership, jo. Nuk mund t’i besohet dikujt që ka shkelur me dy këmbë një marrëveshje të nënshkruar. Ata kanë bërë një gabim shumë të madhe dhe ndaj neve edhe ndaj marrëveshjes si koncept në përgjithësi. Është keq të shkelet çfarëdo marrëveshje me shkrim edhe me gojë. Sidoqoftë, mendoj se në të ardhmen do të ketë një lidership të ri atje, sepse ky lidership e ka fundosur LSDM-në, është e dhimbshme se çfarë po ndodh me atë parti”, tha Gashi.

 

 

Burimi TV21

Të ngjajshme

Të fundit