12.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Ahmeti: Boris Trajkovski, një politikan që e la gjurmën e tij në historinë e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kujtuar ish-Presidentin Boris Trajkovski, 21 vjet pas vdekjes tragjike të tij në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt 2004, në të cilën humbën jetën edhe anëtarë të delegacionit të tij, informon POPULLI.mk

Ahmeti theksoi se Boris Trajkovski ishte një politikan i jashtëzakonshëm, i cili, pavarësisht rrethanave dhe sfidave të shumta, u angazhua pa u lodhur për paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon. Ai përmendi angazhimin e presidentit Trajkovski për bashkëjetesë dhe përpjekjet e tij të pandërprera për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike në vend, duke theksuar se këto ide dhe vlera janë ende të pranishme dhe të rëndësishme për shoqërinë e sotme.

“Angazhimi i tij për bashkëjetesë dhe përpjekjet për të mbajtur të qëndrueshme proceset demokratike janë ende aktuale sot,” u shpreh Ahmeti, duke nderuar kujtimin e një lideri që dha një kontribut të madh për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit