12.8 C
Skopje
E mërkurë, 22 Tetor, 2025

Ahmeti dhe Osmani kanë prishur BDI-në nga brenda

Me 19 tetorë Tetova e pa qartë — kush e do popullin dhe kush e ka harruar!
Blerim Osmani dhe Faton Ahmeti dhe shum drejtora e ministra humbën lagjet e veta me mbi 500 vota, sepse u ngritën kokë lart dhe harruan njerëzit që i sollën deri këtu.

Shkruan Tishi Dervishi

Nuk hapin telefona, nuk ndihmojnë qytetarët, nuk janë më me popullin.
Ata ia kanë marrë fytyrën komandantit Ali Ahmetit, një njeriu që e ngriti këtë parti me sakrificë, me djersë e me luftë për barazi e dinjitet.

Sot, për faj të tyre, partia është prishur nga brenda – sepse disa mendojnë për poste, jo për njerëz!

Por populli nuk fle!
Populli e njeh të drejtën, e njeh punën dhe e njeh kush është me zemër!
Koha e atyre që e përdorën emrin e Ali Ahmetit për interesa personale ka marrë fund!

Nga Tetova ngrihet një zë i ri, një zë i pastër që thotë: mjaft me arrogancë, mjaft me mashtrime!

Koha është për unitet të vërtetë, për punë, për popullin dhe për komandantin që na mësoi çfarë do të thotë besnikëri e vërtetë!

Të ngjajshme

Të fundit