5.8 C
Skopje
E enjte, 14 Nëntor, 2024

Ahmeti festat e Nëntorit i pret në diasporë, fillon me Zvicrën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të vizitojë Zvicrën me rastin e festave të Nëntorit, të cilat përkujtojnë momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, shkruan POPULLI.mk

Gjatë kësaj vizite, z. Ahmeti do të zhvillojë një takim me bashkëkombasit në qytetin e Cyrihut, duke i kushtuar rëndësi të veçantë ruajtjes së vlerave kombëtare dhe bashkëpunimit të diasporës shqiptare me atdheun.

Takimi do të mbahet më 23 Nëntor, duke filluar nga ora 18:00, dhe pritet të jetë një mundësi e veçantë për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e shqiptarëve në RMV, rajon dhe më gjerë. Pjesëmarrësit do të kenë rastin të bashkëbisedojnë me z. Ahmeti dhe të ndajnë mendimet e tyre për zhvillimet aktuale politike dhe shoqërore. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit