8.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

Ahmeti: Jemi të gatshëm t’i prijmë procesit për ndryshimet kushtetuese

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka pritur në takim zv. ndihmës sekretarin e shtetit Amerikan, Gabriel Eskobar. Ata, bashkërisht kanë folur për “ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në Kosovë”, transmeton TV21.

Eskobar ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve për integrimin europian të RMV-së, ndërkaq Ahmeti ka shprehur gatishmërinë që t’i prijë këtij procesi.

“Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi”, thuhet mes tjerash në kumtesën e dërguar nga BDI-ja

Të ngjajshme

Të fundit